90 mijë forca të NATO-s në stërvitjen më të madhe që nga Lufta e Ftohtë
2024-01-29 11:57:12

Foto Panorama

NATO ka filluar stërvitjen më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë.

Mijëra forca ushtarake pritet të lëvizin nëpër Evropë gjatë muajve në vazhdim, njofton “RTSH”.

Këtë javë aleanca filloi stërvitjen “Steadfast Defender ‘24”. Këto janë manovrat më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Ftohtë.

Gjatë muajve në vazhdim, rreth 90 mijë forca ushtarake do të marrin pjesë në manovra në mbarë Evropën, siç u bënë në Rumani në vitin 2023. Pesëdhjetë luftanije, tetëdhjetë avionë luftarakë dhe mbi një mijë mjete tokësore do të marrin pjesë në operacione.

“I bëjmë të gjithë këto që të sigurohemi se kemi gatishmërinë, përgatitjen dhe forcat e duhura për të eliminuar çdo mundësi keqllogaritjeje apo keqkuptimi nga Rusia, në lidhje me gatishmërinë tonë për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s”,- deklaroi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sfida logjisitike e zhvendosjes së ushtarëve dhe pajisjeve është një pjesë jetike e stërvitjes.

Kjo është stërvitja më e madhe e NATO-s që nga stërvitja “Reforger” e viteve ’80-të. (Fatosi)