Ekspertët: Shteti të vijojë përpjekjet për t’i kthyer dhe riintegruar shqiptarët në kampet e ISIS-it
2024-01-29 11:42:18

Kampet e ISIS (Foto Zeri)

Ekspertët e çështjeve të sigurisë, të cilët kanë komunikim me familjarët e shqiptarëve që ende janë në kampet e ISIS në Siri, kërkojnë nga institucionet shqiptare vijimin e operacioneve të rikthimit të tyre në Shqipëri dhe më pas riintegrimin, shkruan “RTSH”.

Rreth 144 shtetas shqiptarë, përfshirë fëmijë, gra dhe burra iu bashkuan konflikteve në Irak dhe Siri gjatë viteve 2012-2015.

Qeveria shqiptare ka riatdhesuar nga kampi Al-Hol në Siri, deri tani 37 gra dhe fëmijë.

Ekspertët konfirmojnë dëshirën për t’u kthyer të shumë të tjerëve.  (Fatosi)