Presidenti turk kërkon nga Izraeli të dëgjojë zërin e komunitetit ndërkombëtar
2024-01-29 15:54:04

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, përshëndeti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj Izraelit, njofton “ATSH”.

“I bëjmë thirrje edhe një herë Izraelit që t’i kushtojë vëmendje zërit të komunitetit dhe institucioneve ndërkombëtare dhe të ndalojë menjëherë sulmet dhe masakrat e tij”,- tha presidenti Erdogan, gjatë një aktiviteti në Izmir.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Afrika e Jugut e çoi Izraelin në GJND me bazë në Hagë më 29 dhjetor me akuza për gjenocid kundër palestinezëve.

Të premten, GJND-ja e gjeti të arsyeshëm pretendimin e Afrikës së Jugut se Izraeli po kryen gjenocid. Gjykata lëshoi një urdhër të përkohshëm duke i kërkuar Izraelit të ndalojë pengimin e dërgesave të ndihmave në Gaza dhe të përmirësojë situatën humanitare.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pas vendimit, presidenti turk përshëndeti vendimin e GJND-së, duke i cilësuar masat e përkohshme si të vlefshme.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim procesin për të siguruar që krimet e luftës të kryera kundër civilëve të pafajshëm palestinezë mos të mbeten të pandëshkuara”,- tha Erdogan. (Fatosi)