Ukraina dhe Lituania bien dakord për prodhimin e përbashkët të dronëve
2024-01-29 11:58:53

Foto RTSH

Ukraina dhe Lituania diskutuan në fundjavë në lidhje me prodhimin e përbashkët të dronëve. Kjo u bë e ditur gjatë bisedimeve mes ministrit të Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis, dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba, në Kiev.

Gjithashtu ata diskutuan mbi rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO, ndihmën e mëtejshme ushtarake për vendin dhe sanksionet ndaj Rusisë, njofton “RTSH”.

“Lituania ka teknologjitë, ne kemi mundësinë të zgjerojmë bashkëpunimin tonë dhe kjo ishte tema kryesore”,- tha Kuleba.

Ukraina ka kërkuar të zmbrapsë pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë me një sasi të konsiderueshme të mbështetjes perëndimore.

Frika nga një sulm rus është e lartë në shtetet baltike dhe Lituania është një nga mbështetësit më të përkushtuar të Ukrainës. (Fatosi)