Prej 1 marsit, shqiptarët, maqedonasit dhe serbët do të punojnë pa kushte shtesë në të tre vendet
2024-01-29 15:38:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që nga 1 marsi do të mund të punojnë pa kushte shtesë duke iu njohur e drejta e punësimit në të tre vendet, njofton “RTSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kjo masë vjen pasi tre qeveritë kanë firmosur marrëveshjen që mundëson lëvizjen e lirë të punëtorëve.

Ekspertët thonë se marrëveshja është pozitive. Aksesi i lirë në tregun e punës mes tre vendeve shihet si një rritje e potencialit për të tërhequr më shumë investitorë të huaj.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kjo marreveshje çmohet edhe si një alternativë për të kapërcyer problemin e mungesës së fuqisë punëtore dhe për krijimin e një tregu pune me afërsisht 11 milionë krahë pune. (Fatosi)