Hyn në fuqi në Francë Ligji i diskutueshëm i Emigracionit
2024-01-29 12:12:36

Protestat ne France (Foto Rtsh)

Ligji i Emigracionit në Francë hyri në fuqi pas disa muajsh mosmarrëveshje për rregulloret e reja, të cilat synojnë të rregullojnë më mirë emigrimin dhe të përmirësojnë integrimin, njofton “RTSH”.

Dokumenti i ligjit të ri u botua të shtunën në Gazetën Zyrtare, pasi presidenti francez Emmanuel Macron e nënshkroi atë të premten.

Ligji i ri ishte një projekt kyç për presidentin. Për të marrë shumicën e nevojshme në favor të projektit, qeveria bëri lëshime të shumta ndaj opozitës konservatore dhe të ekstremit të djathtë, e cila e ashpërsoi draftin.

Protestat kundër planeve u zhvilluan në të gjithë vendin. Koncesionet shkaktuan gjithashtu pakënaqësi brenda kampit qeveritar.

Këshilli Kushtetues francez përmbysi të enjten disa masa që ishin miratuar nën presionin e konservatorëve dhe me mbështetjen e së djathtës ekstreme.

Këto përfshinin kushte më të vështira për përfitime sociale dhe kritere për bashkim familjar. (Fatosi)