Rebelët Houthi sulmojnë cisternën e lidhur me Britaninë në Gjirin e Adenit
2024-01-29 15:27:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një cisternë me lidhje me Mbretërinë e Bashkuar ishte në flakë për disa orë në Gjirin e Adenit, pasi u godit nga një raketë e lëshuar nga rebelët Houthis, njofton “RTSH”.

Lëvizja e mbështetur nga Irani, me bazë në Jemen, njoftoi se sulmoi “Marlin Luanda” në përgjigje të agresionit amerikano-britanik.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë nisur sulme ajrore ndaj objektivave të Houthi, në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve në rajonin e Detit të Kuq.

Anijet detare franceze, indiane dhe amerikane i dhanë ndihmë anijes.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ky është sulmi i fundit ndaj transportit tregtar nga rebelët Houthi në dhe rreth Detit të Kuq. (Fatosi)