Drejt përfundimit 966 apartamente në lagjen “Rilindja” në Spitallë
2024-01-29 12:01:24

Lagjja Rilindja (Foto Gazetadita)

Banorët e Spitallës, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i vitit 2019, shumë shpejt do të strehohen në godinat e reja, shkruan “ATSH”.

Kryeministri Edi Rama ndau foto nga kjo lagje, e cila ka një kapacitet prej 996 apartamente.

Lagjia “Rilindja” do të kthehet në një zonë urbane model, me hapësira të gjelbërta, shërbime publike, zona sportive e me radhë.

Sipërmarrja prestigjioze e ndërtuesit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Muhamed Alabbar, me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed, po përfundon 996 apartamentet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit dhe ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon për infrastrukturën e re të kësaj lagjeje. (Fatosi)