Mbrojtja e të dhënave personale, shqetësim për shoqërinë
2024-01-29 15:11:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

28 janari është Dita Botërore e Mbrojtjes së të Dhënave. Mbrojtja e të dhënave personale dhe administrimi i tyre është një shqetësim i madh për shoqërinë.

Një raport i Eurostat-it konstaton se në vitin 2023, vetëm 36 për qind e përdoruesve të internetit në vendet e Bashkimit Evropian i lexuan deklaratat e politikës së privatësisë përpara se të aprovonin kalimin e te dhënave personale, shkruan “RTSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërkohë, 54 për qind e përdoruesve refuzuan të lejonin përdorimin e të dhënave personale për reklama dhe pak më shumë se gjysma 51 për qind refuzuan aksesin në vendndodhjen e tyre gjeografike.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekspertët rekomandojnë që përdoruesit të lexojnë deklaratën e privacisë në aplikacionet e ndryshme si dhe të limitojnë në maksimumin ekspozimin e të dhënave personale si aksesin në profilet sociale. (Fatosi)