Policia Bashkiake nis ndëshkimet për parkimet abuzive në kryeqytetin shqiptar
2024-01-28 16:31:19

Parkimet abuzive (Foto Atsh)

Parkimet abuzive (Foto Atsh)

Policia Bashkiake në Tiranë ka vijuar aksionin e ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve në kryeqytetin shqiptar, të cilët parkojnë në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët, raporton “ATSH”.

Shërbimet e Policisë Bashkiake kanë intensifikuar punën jo vetëm në drejtim të marrjes së masave për të parandaluar dhe ndëshkuar parkimet abuzive të automjeteve në qytet, por edhe në drejtim të vjeljes së masave administrative të pashlyera nga kundërvajtësit.

Policia Bashkiake kërkon bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve për të parkuar në vendet e përcaktuara për parkim, pa u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve, apo hapësirave dhe aktiviteteve të tjera.

Policia Bashkiake ka kontribuar edhe në respektimin e normave të qarkullimit dhe në mbajtjen hapur të korsive të emergjencave të dedikuara për zjarrfikëset, autobusët apo për ambulancat. (Irma)