Bashkia Tiranë vijon investimet në sinjalistikën rrugore
2024-01-27 19:12:03

Semaforet ne Tirane (Foto Panorama)

Semaforet ne Tirane (Foto Panorama)

Krahas rehabilitimit të sinjalistikës dhe vijëzimeve në disa rrugë të Tiranës, ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve është kujdesur edhe për vendosjen e semaforëve të rinj në kryeqytetin shqiptar, shkruan “Panorama”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se ky investim i ri me semaforë LED do të thotë më shumë ndriçim, më shumë kursim, janë efektivë dhe më të dukshëm për përdoruesit e automjeteve dhe kalimtarët.

Më përpara këta semaforë kanë qenë inkandeshentë, ndërsa tani, falë investimit të Bashkisë, po ndërrohen të gjithë në LED, për të pasur shikueshmëri më të mirë dhe për të krijuar më shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët, si dhe për të disiplinuar trafikun. (Irma)