Ministrja Denaj: Sipërmarrjet e fidanëve përmbushin standardet e BE-së
2024-01-27 19:27:08

Ministrja Denaj (Foto Atsh)

Ministrja Denaj (Foto Atsh)

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, shprehu mbështetjen për sipërmarrjet e reja me standarde në sektorin e bujqësisë dhe inkurajoi fermerët për zgjerimin e investimeve që i shërbejnë zhvillimit të sektorit dhe rritjes së të ardhurave në ekonominë familjare dhe lokale, shkruan “ATSH”.

Ndërsa vizitoi një sipërmarrje për rritjen e fidanëve në Tiranë ajo tha se fermerët që janë pjesë e strukturave të Bashkimit të Operatorëve, mund të bashkëpunojnë me sipërmarrësit e kësaj kulture, për t’u furnizuar me fidanë cilësorë e që përmbushin standardet e BE-së, për të arritur drejt një prodhimi të unifikuar, me cilësi konkurruese në tregjet elitare të eksportit.

Përfaqësues të sipërmarrjes së vizituar nga ministrja tha se fidanët e prodhuar në serrën e tyre janë konkurrues në rajonin e Ballkanit, ndaj dhe synon të zgjerohet investimi në këtë sektor për rritjen e eksporteve. (Irma)