Kremlini: Të vetëdijshëm për stërvitjet e NATO-s kundër Rusisë
2024-01-27 16:43:34

foto nga CFP

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov /foto nga CFP

Rusia është e vetëdijshme se Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) po kryen stërvitjet në shkallë të gjerë “Steadfast Defender 2024” për t'iu kundërvënë Rusisë, njoftuan mediat lokale, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan “Xinhua”.

“Stërvitjet janë tepër të paprecedenta”,- tha Peskov, duke shtuar se NATO-ja nuk po përpiqet të fshehë faktin se stërvitjet zhvillohen kundër Rusisë.

“Ne e dimë se cila është infrastruktura ushtarake e NATO-s”,- tha ai.

foto nga CFP

Komandanti i NATO-s në Evropë Christopher Cavoli / foto nga CFP

NATO-ja nisi të mërkurën stërvitjet “Steadfast Defender 2024”, më të mëdha ushtarake në dekada, të cilat do të zhvillohen në disa lokacione deri më 31 maj.

“Kjo do të tregojë se Aleanca mund të kryejë operacione komplekse me shumë fusha për disa muaj, në mijëra kilometra, nga veriu në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në çdo kusht”,- bëri të ditur NATO-ja. (Irma)