Hamasi kërkon tërheqjen e ushtrisë izraelite përpara marrëveshjes për pengjet
2024-01-27 19:20:25

Ushtare ne Gaza (Foto Atsh)

Ushtare ne Gaza (Foto Atsh)

Organizata islamike palestineze Hamas po bën thirrje për tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës, përpara se të arrihet një marrëveshje e re për lirimin e pengjeve.

Zëdhënësi i Hamasit, Ghazi Hamad, deklaroi se negociatat e ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja kanë pasur pak përparim kohët e fundit.

Sipas burimeve të Hamasit në Bejrut, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar një armëpushim si hap të parë, shkruan “ATSH”.

Hamasi hodhi poshtë propozimin e Izraelit që udhëheqja e këtij grupi të largohej nga Rripi i Gazës si pjesë e një marrëveshjeje të negociuar.

Në një protestë të pazakontë në Rripin e Gazës, dhjetëra demonstrues palestinezë kërkuan lirimin e pengjeve për t’i dhënë fund luftës.

Hamasi liroi 105 pengje gjatë një armëpushimi njëjavor në fund të nëntorit.

Në këmbim, Izraeli liroi nga burgjet 240 të burgosur palestinezë. (Irma)