Pllakatë për nder të Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë
2024-01-27 16:18:57

Pllakata ne OKB (Foto Rtsh)

Pllakata ne OKB (Foto Rtsh)

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, zhvilloi një takim në selinë e Organizatës Botërore të Turizmit në Madrid, me sekretarin e përgjithshëm të OBT-së, Zurab Pololikashvili.

Kumbaro zbuloi edhe vendosjen e një pllakate në ambientet e kësaj organizate, në nderim të Shqipërisë.

“Një surprizë që do të qëndrojë në hollin e selisë në nder të Shqipërisë dhe partneritetit tonë të shkëlqyer”,- deklaroi ministrja, raporton “RTSH”.

Përmes një njoftimi zyrtar, ministrja Kumbaro informoi se u zhvillua një takim i frytshëm pune, në prag të organizimit të mbledhjes së 70-të të Komisionit për Europën në Tiranë, me mbi 40 delegacione pjesëmarrëse, për të cilin Shqipëria ka nisur punën e përbashkët me stafin e kësaj organizate.

“Kjo edhe si një promovim ndërkombëtar që i bëhet Shqipërisë, e cila renditet në krye të klasifikimeve të OBT-së”,- theksoi ministrja Kumbaro. (Irma)