Kryeministri suedez pranon të takohet me homologun hungarez për të diskutuar anëtarësimin në NATO
2024-01-27 16:49:17

foto nga CFP

Kryeministri i Hungarisë Orban (majtas) dhe kryeministri i Suedisë Kristersson / foto nga CFP

Suedia bashkë me Finlandën aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO në maj 2022, pas nisjes së konfliktit ruso-ukrainas. Por të gjithë anëtarët ekzistues duhet të japin miratimin e tyre përpara se vendi të bashkohet. Hungaria ka hezituar deri më tani.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ende duhet ta nënshkruajë vendimin në ligj. Nëse ai e bën këtë menjëherë, Suedisë do t’i duhet vetëm ratifikimi i Hungarisë për t’u bashkuar me aleancën e mbrojtjes.

Në fillim të kësaj jave Orban dërgoi një letër duke ftuar homologun e tij suedez për të diskutuar kërkesën e Suedisë në NATO. Ai më pas premtoi se Parlamenti i Hungarisë do të mbajë një votim në rastin e parë të mundshëm, pa njoftuar një datë të caktuar.

Kristersson tha se besonte se dialogu midis Hungarisë dhe Suedisë do të ishte i dobishëm. “Mezi pres të diskutoj të gjitha këto çështje me ju në Budapest në një kohë të përshtatshme për të dy ne”,- shkroi Kristersson në një letër që u bë publike. (Irma)