Shqipëria në “Fitur 2024” promovon turizmin
2024-01-27 17:46:21

Ministrja e Turizmit (Foto Rtsh)

Ministrja e Turizmit (Foto Rtsh)

Një delegacion i nivelit të lartë përfaqësoi Shqipërinë në panairin global, FITUR, i cili mbahet në Madrid, Spanjë, një barometër global për industrinë e turizmit në mbarë botën.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi se delegacioni shqiptar në Spanjë, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ka pasur takime shumë të rëndësishme me firma të njohura, që janë turizëm elitar me 4 dhe 5 yje, shkruan “RTSH”.

“Nëse flasim për objektiv, ky është objektivi, të kemi turizëm të nivelit të lartë. Nuk është më çështje sasie, por cilësie”,- deklaroi ministrja Kumbaro.

Gjatë vitit 2024 pritet që Shqipëria të prezantohet në Panairin e Berlinit, i cili është sfidues për turizmin shqiptar.

Ministrja Kumbaro bëri të ditur gjithashtu se shumë shpejt industria vendase e turizmit do të ketë një ligj të ri, i cili synon t'ju përgjigjet ecurisë pozitive të sektorit. (Irma)