Kryeministri Kovaçevski jep dorëheqjen, Maqedonia e Veriut përgatitet për qeveri teknike
2024-01-26 15:59:32

Kryeministri maqedonas (Foto Panorama)

Kryeministri maqedonas (Foto Panorama)

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut njoftoi se kryeministri Dimitar Kovaçevski depozitoi dorëheqjen e tij.

“Talat Xhaferi ka përvojë në drejtimin e Parlamentit, unë në drejtimin e korporatave. Kemi stile të ndryshme si politikanë, por shteti do të mbajë të njëjtin drejtim, orientim pro perëndimor dhe synime strategjike. Qeveria teknike do të kujdeset mirë për qytetarët dhe më 9 maj qeveria e re do të udhëhiqet nga unë dhe koalicioni që do ta çojë Maqedoninë në BE deri në vitin 2030”,-tha Kovaçevski para dorëzimit të mandatit të tij, përcjell “Panorama”.

Edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi paraqiti dorëheqjen. Të dielën ai pritet të marrë funksionin e kryeministrit që qeverisë teknike.

Sipas një deklarate të mëparshme të Kovaçevskit, e gjithë qeveria duhet të japë dorëheqjen, për të lejuar krijimin e një qeverie teknike para seancës parlamentare të së premtes. (Irma)