Ish-presidenti Trump mohon përsëri akuzat e autores Carroll për përdhunim
2024-01-26 21:26:33

foto: VCG

foto: VCG

Dëshmia e ish-presidentit Donald Trump në gjyqin kundër tij për shpifje ndaj autores E. Jean Carroll përfundoi pothuajse menjëherë sapo filloi. 

Zoti Trump përsëriti qëndrimin e tij se pretendimi i zonjës Carroll se ai e kishte përdhunuar atë ishte një sajesë. I pyetur nga avokatja e tij Alina Habba në gjykatën e Manhatanit nëse i qëndronte dëshmisë së tij të tetorit 2022 në çështjen e zonjës Carroll, ai u përgjigj: "100% po". 

Më herët të enjten, avokatët e zonjës Carroll shfaqën video nga dëshmitë e zotit Trump ku ai e quante atë "të sëmurë mendërisht" dhe e kërcënonte se do ta padiste. 

“Është një akuzë e rreme, nuk ka ndodhur kurrë, nuk ka se si të ndodhte”, shprehej zoti Trump.