SHBA-ja ndërpret prodhimin e disa avionëve Boeing pas aksidenteve ajrore
2024-01-26 15:11:28

Avion Boeing (Foto Atsh)

Pas një sërë aksidentesh ajrore të profilit të lartë, disa prej të cilave ishin vdekjeprurëse, SHBA-ja njoftoi se nuk do të lejojë prodhimin e avionëve të serisë MAX, duke përfshirë “Boeing 737 MAX 9”, në mënyrë që të përmirësohet kontrolli i cilësisë, përcjell “ATSH”.

Në një deklaratë të Administratës Federale amerikane të Aviacionit (FAA) përmendet incidenti i 5 janarit, ku një pjesë u shkëput nga trupi i një “Boeingu 737 MAX 9” gjatë fluturimit, duke theksuar se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më kurrë. Në këtë aksident nuk pati viktima.

Në deklaratë thuhet se FAA-ka ka njoftuar masa shtesë për të garantuar sigurinë e çdo avioni dhe ka informuar Boeing se nuk do të lejohet prodhimi i avionëve të serisë MAX, përfshirë “737 MAX 9”.

Gjithashtu theksohet se FAA-ja ka miratuar një proces gjithëpërfshirës të inspektimit dhe mirëmbajtjes për të gjithë 171 avionët “Boeing 737 MAX 9” që nuk lejohen të fluturojnë, ndërsa ata që kalojnë me sukses inspektimet mund të kthehen në shërbim.

Kreu i FAA-së, Mike Whitaker, tha se nuk do të pranojnë asnjë kërkesë nga “Boeing” për të vazhduar prodhimin ose miratimin e linjave shtesë të prodhimit për “737 MAX” derisa të binden se janë zgjidhur çështjet e kontrollit të cilësisë. (Irma)