SHBA dhe Iraku do të nisin bisedimet për largimin e koalicionit ushtarak ndërkombëtar
2024-01-26 16:32:58

 Shtetet e Bashkuara dhe Iraku do të fillojnë bisedimet për t'i dhënë fund pranisë së koalicionit ushtarak ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe kalimin në një partneritet dypalësh, duke vazhduar procesin që ka mbetur pezull si pasojë e luftës Izrael-Hamas. 

Përmes një deklarate këtë të enjte, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se bisedimet do të fillonin "në ditët në vijim".