Nga konflikti izraelito-palestinez te kriza e Detit të Kuq
2024-01-25 16:55:04

Ndërsa koalicioni ShBA-Britani intensifikoi sulmet ajrore kundër forcave të armatosura Houthi, kriza në Detin e Kuq u përshkallëzua ndjeshëm. Shumë gjigantë globalë të transportit detar u detyruan të ndryshojnë itineraret e tyre, duke shkaktuar rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit natyror e duke sjellë shqetësime globale për përshkallëzimin e kaosit në Lindjen e Mesme. 

Opinioni publik ndërkombëtar përgjithësisht beson se kriza e Detit të Kuq është në thelb efekt i raundit të ri të konfliktit palestinezo-izraelit të nisur tetorin e kaluar dhe rezultat i njëanshmërisë të Shteteve të Bashkuara në favor të Izraelit. Çështja palestineze ka qenë gjithmonë në thelb të situatës në Lindjen e Mesme. Vetëm duke ndjekur frymën e rezolutave përkatëse të Kombeve të Bashkuara, duke respektuar të drejtat legjitime të popullit palestinez dhe duke zbatuar zgjidhjen me dy shtete, mund të ketë paqe dhe qëndrueshmëri në rajonin e Lindjes së Mesme.