Kryeministri Rama: Në vitin 2025, Shqipëria merr stafetën e panairit të turizmit në Berlin
2024-01-25 15:41:51

Rama Madrid (Foto ATSH)

Rama Madrid (Foto ATSH)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të marrë stafetën e organizimit të panairit të turizmit vitin e ardhshëm në Berlin. Gjatë një interviste për “RTSH”-në, mbi nisjen e promovimit ndërkombëtar të Shqipërisë, teksa ka marrë pjesë në panairin e turizmit “FITUR 24”, organizuar nga IFEMA Madrid, kryeministri Rama tha se panairi në Madrid i paraprin atij në Berlin ku Shqipëria do të jetë vendi pritës.

“Ky panair i pararend panairit të madh të Berlinit, ku ne do të marrim stafetën e vendit pritës të vitit të ardhshëm, në Berlin, diçka e paimagjinueshme disa vite më parë. Ndaj, është e rëndësishme që jemi këtu dhe t’i japim kësaj përpjekjeje të gjithë mbështetjen institucionale, sepse është edhe një tregues i seriozitetit për sfidën e Shqipërisë turistike 2030”,- deklaroi Rama.

Kryeministri foli edhe për situatën aktuale të turizmit shqiptar ku theksoi se duhen kryer investime të reja, pasi në të kundërt vendi do të gjendet në një rrethanë të atillë që nuk do të mund të përballojë fluksin e turistëve. (Elona)