Projektligji për dhënien e amnistisë, nis shqyrtimi në Komisionin e Sigurisë
2024-01-25 16:03:59

Burg (Foto ATSH)

Burg (Foto ATSH)

600 të dënuar për vepra penale jo të rënda do të përfitojnë nga amnistia, e cila përfshin pjesën më të madhe të kundërvajtjeve që dënohen deri në 2 vite.

Sipas zv.ministrit të Drejtësisë, Klajd Karameta, përfitues janë edhe kategoritë e grave dhe të miturve, citon “RTSH”.

“Për sa i përket numrit të grave që përfitojmë, rezultojnë 10 gra dhe i njëjti numër edhe për të miturit”, - tha Karameta.

Zëvendësministri Karameta sqaroi se ky projektligj është hartuar në funksion të arritjes së qëllimit të dënimit, bazuar në të drejtën e trajtimit njerëzor dhe të respektimit të dinjitetit të individit, arritjes së ri-integrimit dhe të rehabilitimit social, ndryshimeve pozitive në jetën e të dënuarve, si dhe trajtimin e tyre sipas standardeve europiane në sistemin e vuajtjes së dënimit.

Sa i përket llojit të veprave penale të përjashtuara nga amnistia, Karameta theksoi se projektligji përjashton nga fusha e tij e zbatimit kategoritë e veprave penale që parashikojnë rrezikshmëri të lartë shoqërore. (Elona)