Kryediplomati evropian: Izraeli nuk ka të drejtë vetoje mbi vetëvendosjen e popullit palestinez
2024-01-25 15:08:41

Foto ATSH

Izraeli nuk ka të drejtë të vërë veton ndaj vetëvendosjes së popullit palestinez, të njohur nga Kombet e Bashkuara! Deklarata u bë nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, në konferencën për shtyp në fund të Këshillit të Asociimit BE-Egjipt, shkruan “ATSH”.

Disa ditë më parë Borrell kishte propozuar zgjidhjen me dy shtete për konfliktin e gjatë izraelito-palestinez.

“Zgjidhja mund të jetë vetëm politike, e përqendruar në dy shtete”,- shkroi Josep Borrell në “X”, pasi foli në telefon me ministrin e Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian.

Borrell tha se pasojat rajonale nga konflikti i vazhdueshëm izraelito-palestinez duhet të shmangen. (Elona)