Banka e Shqipërisë: Bankat synojnë të zgjerojnë kreditimin për investime
2024-01-24 14:35:19

Banka e Shqiperise (Foto Tirana.al)

Banka e Shqiperise (Foto Tirana.al)

Në tremujorin e parë të vitit 2024, bankat presin të jenë më akomoduese në politikat e kreditimit për zgjerimin e investimeve, si edhe në mbështetjen e ushtrimit të aktivitetit të bizneseve të vogla e të mesme.

Banka e Shqipërisë publikoi raportin e vrojtimit mbi kreditimin, sipas të cilit bankat presin që për kreditë e bizneseve në financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues, si edhe për kreditë për biznesin e madh, të ndjekin një përqasje disi më konservatore për tremujorin e parë të vitit 2024.

Po ashtu, sipas BSH-së, standardet e kreditimit priten të shtrëngohen disi edhe në kreditë për individët, kryesisht në ato për blerjen e banesave, përcjell “ATSH”.

Nga ana tjetër, kërkesa për kredi nga bizneset pritet të jetë më e lartë në të gjitha segmentet e madhësisë së biznesit dhe për çdo lloj qëllimi përdorimi.

Kërkesa për kredi nga individët pritet të jetë po ashtu në rritje, si për mbulimin e nevojave për konsum ashtu edhe për financimin e blerjeve të banesave. (Elona)