Anëtarësimi në NATO, Orban ftesë kryeministrit suedez
2024-01-24 15:19:37

Flamur BE (Foto RTSH)

Flamur BE (Foto RTSH)

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka ftuar homologun e tij suedez, Ulf Kristersson, për të diskutuar anëtarësimin e Suedisë në NATO. Ai e ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në  platformën “X”, shkruan “Panorama”.

Hungaria ende nuk e ka miratuar kërkesën e Suedisë për anëtarësim.

Në Parlamentin e Hungarisë, votimi është vetëm formalitet, pasi komitetet revelante e kanë dhënë dritën e gjelbër.

Mirëpo, votimi final është shtyrë vazhdimisht me nxitje të Orbanit, i cili është zemëruar me kritikat e Suedisë për nivelin e sundimit të ligjit në Hungari. (Elona)