Hungaria nuk do të marrë pjesë në dërgesat e armëve në Ukrainë
2024-01-24 11:36:53

Viktor Orban (Foto Panorama)

Viktor Orban

Hungaria nuk do të marrë pjesë në dërgesat e armëve në Ukrainë. Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, tha megjithatë se nuk do t’i pengojnë shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Europian (BE) që ta bëjnë këtë, citon “Xinhua”.  

“Qeveria hungareze nuk është e gatshme të mbajë asnjë barrë financiare të dërgesave të armëve”,- tha Szijjarto në një konferencë shtypi në Bruksel gjatë takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

Szijjarto kritikoi gjithashtu një propozim të ri nga Shërbimi Europian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), që synon krijimin e një kuadri prej 5 miliardë eurosh (5.4 miliardë dollarë amerikanë) brenda Fondit Europian të Paqes (EPF) për ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Szijjarto tha se, ndërsa sipas mendimit të tij është krejtësisht e papranueshme që Hungaria t'u japë një vrull të mëtejshëm dërgesave të armëve, ajo gjithashtu respekton sovranitetin e anëtarëve të tjerë të BE-së.

Në lidhje me sanksionet kundër Rusisë, ai tha se kjo strategji ka dështuar. (Elona)