SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisin sulme të reja ndaj Houthis në Jemen
2024-01-24 15:06:44

Avion amerikan (Foto RTSH)

Avion amerikan

SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë kryer një seri të re sulmesh ajrore të përbashkëta kundër objektivave Houthi në Jemen.

Pentagoni njoftoi se sulmet e së hënës goditën tetë objektiva, duke përfshirë një depo nëntokësore, shkruan “RTSH”.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe bënë të ditur se po përpiqeshin të mbronin fluksin e lirë të tregtisë. Një deklaratë e përbashkët e publikuar nga Pentagoni konfirmoi një raund shtesë sulmesh proporcionale dhe të nevojshme kundër rebelëve Houthi.

Ky është sulmi i tetë i SHBA-së kundër objektivave Houthi në Jemen. Ky është operacioni i dytë i përbashkët me Britaninë e Madhe, pas sulmeve të përbashkëta të kryera më 11 janar.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se sulmet u kryen me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës. (Elona)