Nis digjitalizimi i objekteve të vlerësuara si pasuri kulturore
2024-01-23 11:15:23

Digjitalizimi i pasurise kulturore (Foto Kultplus)

Digjitalizimi i pasurise kulturore (Foto Kultplus)

Në Shqipëri ka nisur puna për digjitalizimin e mbi 400 objekteve të vlerësuara si pasuri kulturore, që janë sekuestruar nga operacione të ndryshme policore, njofton “ATSH”.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Ai tha se laboratori, krahas digjitalizimit të objekteve trashëgimi kulturore të sekuestruara gjatë operacioneve të përbashkëta me policinë e shtetit, do të shërbejë edhe për digjitalizimin e objekteve që do t’i nënshtrohen restaurimit, e që sot gjenden në muze dhe site arkeologjike. (Fatosi)