Kryeministri Rama në samitin në Shkup: Të afrohemi sa më shumë me BE
2024-01-23 10:25:16

Kryeministri Rama (Foto Rtsh)

Kryeministri Rama (Foto Rtsh)

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në fjalën e tij në Samitin për Ballkanin Perëndimor që u zhvillua në kryeqytetin maqedonas, Shkup, deklaroi se deri në momentin që Bashkimi Evropian ta bëjë rajonin pjesë të tij, Ballkani duhet të bëjë një treg të përbashkët.

Kreu i qeverisë shqiptare e vuri theksin te sfidat dhe përfitimet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë në Bashkimin Evropian, shkruan “RTSH”.

“Kjo është sfidë e madhe dhe përfitim i madh nëse duam të bëhemi pjesë e kësaj familjeje. Mund ta mendoni se në çfarë pozicioni më të mirë do të ishim nëse BE-ja do ishte më serioze në menaxhimin e çështjeve të vërteta ashtu siç duhej të ishte kur filloi Procesi i Berlinit. Derisa të presim dhe për sa kohë që BE-ja të na aderojë, të aderohemi vetë ne”,- tha Rama në fjalën e tij.

Kryeministri Rama bëri thirrje për një afrim më të madh drejt BE-së. (Fatosi)