Kryediplomati evropian: Situata e marrëdhënieve izraelito-palestineze, e papranueshme
2024-01-23 11:02:27

Kryediplomati evropian (Foto Atsh)

Kryediplomati evropian (Foto Atsh)

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, deklaroi se situata humanitare në Gaza nuk mund të ishte më e keqe. “Nuk ka ushqim, nuk ka ilaçe dhe njerëzit janë nën bomba. Disa ministra pranojnë se ka shumë viktima civile, por a është e mjaftueshme?”, citon ATSH.

“Nuk është mënyra për të kryer një operacion ushtarak dhe këtë e them me respekt për viktimat e 7 tetorit”,- shtoi ai.

Borrell theksoi se tani e tutje duhet të flitet për një zgjidhje me dy shtete dhe jo për një proces paqeje.

“Unë e di që Izraeli nuk është dakord, por është e papranueshme kjo situatë. Izraeli ka nxitur urrejtje për breza të tërë. Hamasi është një nga pengesat për zgjidhjen me dy shtete, por jo e vetmja. Ne duhet të punojmë me botën arabe dhe të diskutojmë qasjet për të arritur paqen”,- theksoi Borell. (Fatosi)