Samiti në Shkup, Kovaçevski: Plani i Rritjes, çelësi për integrim e shpejtë europian të Ballkanit
2024-01-23 15:11:32

Foto Atsh

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në fjalën e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor, është ndalur te reformat e rajonit për integrim më të shpejtë drejt Bashkimit Evropian, shkruan “RTSH”.

Kovaçevski deklaroi se Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, miratuar nga Komisioni Evropian, është çelësi për një integrim më të shpejtë dhe që rregullon standartet me Bashkimin Evropian.

Kryeministri theksoi se Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor është një hap kyç për transformimin e ekonomive nacionale me standartet europiane.

“Kjo strategji për integrim të dyfishtë përshpejton qasjen në BE dhe jep rezultate të mira”,- tha Kovaçevski. (Fatosi)