Ministria e Shëndetësisë: Numri i viktimave palestineze në Rripin e Gazës i tejkalon 25.000
2024-01-23 14:42:38

Foto Oranews

Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit që shpërtheu më 7 tetor ka arritur në mbi 25.000, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në territorin e drejtuar nga Hamasi, njofton “ATSH”.

“Numri i të vrarëve ka arritur në 25.105 dhe numri i të plagosurve në më shumë se 62.680”,- bëri të ditur ministria.

Brenda 24 orëve, 178 persona u vranë në sulmet tokësore dhe ajrore izraelite në brezin bregdetar. Shifrat nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve.

Sipas ministrisë, rreth 70% e të vrarëve në Gaza janë gra dhe fëmijë.

Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Lufta u shkaktua nga masakra më e keqe në historinë e Izraelit, e kryer nga terroristët e Hamasit dhe organizatave të tjera ekstremiste palestineze më 7 tetor. Rreth 1200 persona u vranë nga militantët në jug të Izraelit.

Izraeli është zotuar të vazhdojë të luftojë në Gaza derisa Hamasi të shkatërrohet plotësisht. (Fatosi)