Arkiva Qendrore Shtetërore e filmit rinis botimet pas 10 vitesh ndërprerje
2024-01-23 14:47:49

Foto Kultplus

Ministri i  Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi rifillimin e punës së Arkivës Qendrore Shtetërore të Filmit pas 10 vitesh ndërprerje.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, cituar nga “RTSH”, ministri Gonxhja deklaroi se kjo drejtori rinis traditën e botimeve të librave dhe materialeve të tjera publicistike.

AQSHF-ja ka në përmbajtjen e tij të dhëna arkivore mbi kinematografinë shqiptare.

Librat mund të studiohet pranë bibliotekës së AQSHF-së si dhe pranë librarisë “Berk”. Së shpejti ata do të jenë edhe në “e-Book”. (Fatosi)