Bashkia e Tiranës nis fushatën e re të mbjelljeve në lagjet e kryeqytetit
2024-01-23 10:41:18

Mjellja e pemeve (Foto Gazetadita)

Mjellja e pemeve (Foto Gazetadita)

Bashkia e Tiranës ka nisur fushatën e re të mbjelljes së pemëve në lagjet e kryeqytetit. Kjo nismë ka për qëllim të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke krijuar hapësira të gjelbëruara dhe duke promovuar mbjelljen e pemëve në mjedisin urban, shkruan “ATSH”.

Projekt i ri i Bashkisë do të përfshijë zonat e ndryshme të qytetit dhe do të fokusohet në mbjelljen e pemëve që kanë vlera mjedisore dhe estetike.

Po ashtu, do të organizohen edhe aktivitete për pjesëmarrjen aktive të komunitetit në procesin e mbjelljes dhe ruajtjes së këtyre hapësirave të gjelbëruara.

Kjo nismë e re shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qytetit të qëndrueshëm dhe është pjesë e angazhimit të Bashkisë për të përmbushur objektivat për mbjelljen e 2 milionë pemëve deri në 2030. (Fatosi)