Kryeministri izraelit refuzon kushtet e Hamasit për lirimin e pengjeve
2024-01-23 15:06:57

Foto Rtsh

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk do ta pranojë kërkesën e Hamasit për t'i dhënë fund luftës në këmbim të lirimit të pengjeve të mbajtura në Gaza, shkruan “RTSH”.

“Jemi duke punuar për këtë, por refuzoj plotësisht kushtet e dorëzimit të pengjeve nga Hamasi”, tha ai.

Netanjahu tha se Hamasi ka kërkuar përfundimin e luftës, lirimin e të burgosurve palestinezë dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve.

Komentet e Netanjahut vijnë mes një raporti në “Wall Street Journal” se SHBA, Egjipti dhe Katari duan që Izraeli t'i bashkohet një faze të re bisedimesh me Hamasin, që do të fillonte me lirimin e pengjeve dhe do të çonte në tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

Netanjahu tha se ai ia komunikoi këto pika presidentit amerikan Joe Biden gjatë fundjavës dhe përsëriti komentet që ai bëri javën e kaluar për kontrollin e Izraelit të të gjithë territorit në perëndim të Jordanisë. (Fatosi)