OKB: Vrasje të paprecedenta të civilëve nga Izraeli
2024-01-23 11:06:57

Ushtare (Foto Panorama)

Ushtare (Foto Panorama)

Operacionet ushtarake të Izraelit kanë përhapur shkatërrim në masë dhe kanë vrarë civilë në një shkallë të paprecedentë gjatë mandatit tim si sekretar i përgjithshëm i OKB-së, deklaroi kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, njofton “ATSH”.

Deklarata e tij erdhi gjatë një fjalimi në samitin e G77+ Kinë në Kampala, Ugandë.

“Kjo është e dhimbshme dhe krejtësisht e papranueshme. Lindja e Mesme është një fuçi baruti. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar shpërthimin e konfliktit në të gjithë rajonin”,- theksoi Guterres.  (Fatosi)