Nju Jork: Shtyhet për të paktën një ditë gjyqi kundër ish-Presidentit Trump
2024-01-23 14:36:43

CFP

CFP

Sëmundja e një anëtari të jurisë me Covid detyroi një shtyrje të minutës së fundit të hënën të një gjyqi për shpifje ndaj ish-Presidentit Donald Trump, lidhur me komentet e tij për shkrimtaren E. Jean Carroll, e cila e paditi atë me akuzën se ai kishte përdhunuar në vitet 1990. 

Nuk është ende e qartë se kur do të rifillojë gjyqi. Gjykata është në pritje të rezultateve të testeve për COVID për të gjithë anëtarët e jurisë; Një nga avokatët e zotit Trump gjithashtu nuk është ndjerë mirë, por ka rezultuar negativ, dhe ekipi i tij dëshiron të shtyjë dëshminë e kandidatit kryesor republikan për president deri pas zgjedhjeve paraprake të së martës në Nju Hempshër. 

CFP

CFP