Ngricat përfshijnë Shqipërinë
2024-01-22 10:17:14

Foto nga RTSH

Reshjet e dëborës vijuan deri mëngjesin e së dielës në zonat malore të Shqipërisë, njofton “RTSH”. Meteorologët thonë se duke nisur nga e diela temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme.

Dita e hënë do të jetë një nga ditët më të ftohta të janarit. Parashikohet që termomentri të zbresë në vlerat -14 gradë në zonat malore. Të martën priten të rikthehen reshjet e borës. Në gjysmën e dytë të javës temperaturat do të kthehen në vlerat e tyre normale për muajin janar, ku në veri vlerat maksimale do të jenë 4 gradë celcius dhe do të arrijnë 13 gradë celcius në bregdet.  (Fatosi)