Lugina e Valbonës shndërrohet në atraksion turistik edhe në dimër
2024-01-22 11:25:32

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Peizazhi mbresëlënës i Luginës së Valbonës, pjesë e Parkut Kombëtar Alpet e Shqipërisë, sidomos nën petkun e bardhë të dëborës, vijon të tërheqë turistët vendas e të huaj edhe në dimër, shkruan “ATSH”.

Vetëm në dhjetor dhe 20 ditët e para të janarit, Valbona është vizituar nga 205 turistë vendas e të huaj.

Lugina e Valbonës e konsideruar një mrekulli më vete me peizazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse është një ndër më të frekuentuarat nga turistët vendas e të huaj.

Ajo është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996 dhe ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh.

E konsideruar si mrekullia e Alpeve, Lugina e Valbonës ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Currit. Ajo kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur Lumi i Gashit.