“Devollishtja” merr statusin kryevlera kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale
2024-01-22 14:06:38

Devolliçja (Foto Rtsh)

Devolliçja (Foto Rtsh)

Vallja e Devollit së fundmi mori statusin “Kryevlera kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale”, njofton “RTSH”.

Vendimi erdhi pas propozimit të bërë nga Shoqata Kombëtare “Devolli” dhe Bashkia e Devollit.

Kjo valle është një ndër perlat e krijimtarisë popullore shqiptare, është e lashtë dhe e luajtur brez pas brezi. Ajo dallohet për dinamizmin, ritmin dhe elegancën e saj.

Me shpalljen e saj si “Kryevlera kombëtare” kjo valle do të ketë një vëmendje tjetër nga shteti, përsa i përket kultivimit te brezi i ri si dhe e ndalon atë nga deformimi i interpretimit të saj.

Megjithëse konsiderohet një ndër vallet më të vështira dhe komplekse në interpretim, vallja devollishte luhet në të gjithë zonën e Devollit nga çdo moshë.

Statusi i ri i kësaj valleje i hap rrugën përpjekjeve për ta bërë atë pjesë të listës së UNESCO-s. (Fatosi)