Drejtuesit e Ballkanit Perëndimor në Shkup për Planin e BE-së për rritje ekonomike
2024-01-22 20:01:11

foto: VCG

foto: VCG

Drejtuesit e vendeve dhe zonave të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup për të diskutuar mbi Planin e Rritjes Ekonomike që ka miratuar Komisioni Evropian për këtë rajon. Në takim po marrin pjesë Kryeministrat e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, presidenti i Serbisë, Ministri i Financave të Bosnjë e Hercegovinës etj., si dhe Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman. Po ashtu, në takim marrin pjesë edhe ministrat e çështjeve Evropiane apo të Financave të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të organizatave rajonale dhe të institucioneve financiare evropiane.

Vendet dhe zonat e Ballkanit Perëndimor duhet të realizojnë reformat e nevojshme që i kërkon Bashkimi Evropian në mënyrë që të përfitojnë nga fondi i përbashkët prej 6 miliardë eurosh që parashikon Plani i Rritjes i KE-së. 

foto: VCG

foto: VCG

Zyrtarët evropianë janë shprehur më parë se Plani synon dyfishimin e ekonomive të vendeve dhe zonave të Ballkanit Perëndimor për një periudhë dhjetë vjeçare. Kjo do të realizohet duke integruar shtetet e rajonit në tregun e përbashkët evropian, duke ndihmuar integrimin e tregjeve ndërmjet vetë shteteve të Ballkanit dhe me realizimin e reformave dhe të investimeve.