Reagime në Gjermani pas miratimit të ligjit për nënshtetësinë
2024-01-22 14:01:55

Reformimi i të drejtës të nënshtetësisë gjermane lehtëson marrjen e saj sidomos për ata që e sigurojnë vetë jetesën. Për qeverinë gjermane, kjo duhej bërë me kohë, ndërsa për opozitën është e gabuar.

Rreth 12 milionë njerëz në Gjermani nuk kanë pasaportë gjermane, megjithëse shumica e tyre jeton më shumë se 10 vjet në këtë vend, shkruan “

Foto nga RTSH

Foto nga RTSH

”.

Kjo ka për të ndryshuar me ligjin e ri për nënshtetësinë. Ata që e sigurojnë vetë jetesën mundet që në të ardhmen të marrin pasaportën gjermane pas 5 dhe jo më 8 vjetësh.

Kush për shembull angazhohet vullnetarë te zjarrfikësit, pra sjell një arritje integrimi të veçantë, mundet që të marrë nënshtetësinë gjermane edhe pas 3 vjetësh.

Risia tjetër është edhe pasaporta e dyfishtë, e cila mund të mundësohet për të gjithë ata që nuk janë qytetarë të BE-së.