OKB: Zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez
2024-01-22 12:01:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete, pas kundërshtimt të përsëritur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për një shtet sovran palestinez, njofton “ATSH”.

“E drejta e popullit palestinez për shtetin e tij duhet të njihet nga të gjithë”, tha Guterres në Kampala, gjatë një takimi të shteteve të paangazhuara, që mbetën neutrale gjatë luftës së ftohtës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Refuzimi për të pranuar zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët dhe refuzimin e të drejtës për shtetësinë për popullin palestinez, janë të papranueshme. Mospranimi i një zgjidhjeje me dy shtete po zgjat një konflikt që është bërë një globale për paqen dhe sigurinë, duke kontribuar në polarizimin dhe mbështetjen e ekstremizmit kudo”,- tha Guterres.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai bëri përsëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.