Bukuria e liqenit të ngrirë të Kallabakut tërheq vizitorët
2024-01-22 11:16:43

Liqeni i ngrire (Foto Atsh)

Liqeni i ngrire (Foto Atsh)

Liqeni i Kallabakut, në Shishtavec të Kukësit  është bërë ndalesa e shumë vizitorëve vendas dhe të huaj. Shkak është bërë akulli që ka ngrirë në gjithë sipërfaqen e tij, shkruan “ATSH”.

Gjatë kësaj periudhe liqeni me pamje mahnitëse ka marrë ngjyrat e dimrit dhe tërheq mjaft vizitorë, dashamirës të natyrës që kërkojnë dëborën dhe mundësi për të shijuar dimrin.

Liqeni i Kallabakut është një ujëmbledhës me sipërfaqe rreth 7 ha, i pozicionuar mes pyjeve të përbërë nga ahu, bredhi, mështekna etj.

Dimri vjen i ashpër në këtë zonë dhe peizazhet janë fantastike, ndërsa disa bujtina aty pranë mbledhin vizitorë të shumtë. (Fatosi)