Netanyahu refuzon zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez
2024-01-22 14:00:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë sërish idenë e krijimit të një shteti palestinez, shkruan “ATSH”.

Deklarata e tij erdhi disa orë pas një telefonate me presidentin amerikan Joe Biden, pas së cilës udhëheqësi amerikan tregoi se Netanyahu mund ta pranojë ende idenë.

SHBA-ja beson se propozimi për një shtet palestinez përkrah Izraelit, i njohur si “zgjidhja me dy shtete” është jetik për stabilitetin afatgjatë.

Por, Shtëpia e Bardhë pranoi këtë javë se qeveritë e SHBA-së dhe Izraelit i shohin gjërat ndryshe.

Duke folur me gazetarët pasi të dy udhëheqësit zhvilluan një telefonatë për herë të parë në pothuajse një muaj, Biden këmbënguli se një zgjidhje me dy shtete ishte ende e mundur me Netanyahun në detyrë.