Ministrja Denaj: Eksportet bujqësore arritën vlerën e 55.7 miliardë lekëve në vitin 2023
2024-01-21 12:10:24

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se eksportet bujqësore arritën vlerën e 57.5 miliardë lekëve në vitin 2023. Denaj tha se eksportet bujqësore në vlerë u rritën me 7.7% gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2022, citon “ATSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Referuar statistikave që tregojnë se bujqësia është sektori me ecurinë më të qëndrueshme të eksporteve në vitin 2023, ministrja theksoi se kjo është arritur falë punës së shkëlqyer të njerëzve të bujqësisë, të cilët pavarësisht sfidave klimatike dhe kursit të këmbimit ia kanë dalë me sukses.

“Ne do të vijojmë politikat mbështetëse për të gjithë njerëzit e punës, drejt objektivit të qeverisë 1 miliard dollarë eksporte deri në 2030-n”,- deklaroi Denaj.

Foto:VCG

Foto:VCG

Këto të dhëna janë dëshmi e zbatimit të politikave mbështetëse për nxitjen e prodhimit vendas, rritjen e cilësisë dhe të standardeve për produktet “Made in Albania”, që konkurrojnë për nga cilësia e lartë në mbi 80 tregjet e sofistikuara të Europës dhe më gjerë. (Irma)