Pasiguria në krijimin e familjes, shkak synimet për karrierë dhe siguri financiare
2024-01-21 11:49:00

Foto:VCG

Foto:VCG

Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike gjatë viteve të fundit kanë sjellë pasiguri te të rinjtë sa i takon krijimit të një familjeje.

Sociologët vërejnë se për lidhjen në martesë ndikojnë disa faktorë, ku më kryesorët renditen puna, të ardhurat dhe strehimi, bën të ditur “RTSH”.

Të rinjtë e shtyjnë martesën të kushtëzuar nga disa faktorë, siç janë sigurimi i karrierës, arritjet profesionale dhe sigurimi i një qëndrueshmërie ekonomike.

Pasiguria ekonomike renditet ndër faktorët kryesorë për të rinjtë, si një frenues për të krijuar familje e për të sjellë në jetë fëmijë.

Ndërsa për moshat e thyera, shkaku kryesor që të rinjtë i tremben martesës është frika ndaj përgjegjësive.

Por sociologët vërejnë se sot ka një qasje të re sa i takon institucionit të martesës. Të rinjtë bashkëjetojnë, por janë të rezervuar për të sjellë në jetë fëmijë”.

Referuar të dhënave nga gjendja civile, gjatë një viti në Korçë lidhin martesë rreth 300 çifte, ndërsa për vitin që lamë pas u realizuan 256 celebrime, një numër i cili ka ardhur në ulje nga viti në vit. (Irma)