Mot i paqëndrueshëm, janari do të mbyllet i thatë e me temperatura të ulëta
2024-01-21 11:36:37

Foto:VCG

Foto:VCG

I gjithë territori i Shqipërisë, prej së premtes është përfshirë nga një mot i keq me reshje shiu dhe stuhi. Termometri shënoi temperatura të larta, të pazakonta për muajin janar.

Meteorologia Rezarta Xhakollari deklaroi për “RTSH”-në se për 10 ditëshin e fundit të këtij muaji, kushtet atmosferike do të ndryshojnë, pasi parashikohen reshje bore dhe rënie e temperaturave.

Sipas meteorologes, ky janar do të mbahet mend për luhatjet e motit dhe temperaturat mbi normën mesatare për këtë muaj. Megjithatë janari do të mbyllet i thatë e me temperatura të ulëta. (Irma)